Angjushev: Tejkalohet problemi në “Kolska”

Është tejkaluar problemi në fabrikën për automjete hekurudhore “Kolska”, Qeveria siguroi para për pagat e të punësuarve dhe për funksionimin normal, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

Në takimin që e pati sot në mëngjes me të punësuarit në Kolska, ndërsa të cilët protestuan dje, siç tha Angjushev, personalisht ka konfirmuar se Qeveria ka zgjidhje për problemin e tyre, pasi që siç duket dikush është duke manipuluar dhe është duke u transmetuar informacione të gabuara punonjësve.

“Qeveria solli konstatim me të cilin janë siguruar 15 milionë denarë për Kolskan, me të cilat jo vetëm se do të paguhen pagat, por do të shfrytëzohen edhe për furnizimin e repro materialeve, që fabrika të vazhdojë me punë. Është shumë e rëndësishme për punëtorët që fabrika të ketë të ardhme dhe të vazhdojë të punojë dhe funksionojë, ndërsa e gjithë kjo do të zbatohet në afat prej shtatë deri në dhjetë ditë, në pajtim me procedurat ligjore”, tha Angjushev.

Sipas Angjueshevit, punëtorët e “Kolska”, kanë qenë të kënaqur nga ajo që e kanë dëgjuar në takim, janë tejkaluar keqkuptimet dhe janë dhënë informacione të vërteta me ç’rast presin tejkalim të problemeve të tyre shumëvjeçare.

Të punësuarit në “Kolska”, fabrika e vetme për servisimin e pjesëve të trenave në Maqedoni, dje mbajti protestë dyorëshe me bllokimin e komunikacionit hekurudhor në Veles.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button