Hyn në fuqi ndalesa për fluturimet mbi Erbil dhe Sulejmani

Vendimi i Qeverisë irakiane që të ndalohen të gjitha fluturimet në qytetet Erbil dhe Sulejmania, Kurdistani Irakian sonte hyn në fuqi.

Ministria irakiane e Komunikacionit iu imponoi transportuesve ndërkombëtar ajror t’i ndalojnë fluturimet mbi Erbil, kryeqyteti i Kurdistanit Irakian dhe mbi qytetin e dytë sipas madhësisë në atë rajon Sulejmania.

Kompanitë ajrore rajonale paralajmëruan se do ta respektojnë ndalesën për fluturime.

Për këtë deri në fund të ditës do të evakuohen të gjithë përfaqësuesit turq dhe punëtorët nga Kurdistani Irakian. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button