Ministri Spasovski u takua me ambasadorin francez Timonie

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot u takua me ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoni, Kristijan Timonie.

MPB-ja kumtoi se Spaovski dhe Timonie janë dakorduar se bashkëpunimi midis policive të dy shteteve është në nivel të lartë dhe kanë biseduar për mundësitë që ai bashkëpunim edhe më shumë të intensifikohet, para së gjithash në përballjen me sfidave globale siç janë lufta me terrorizmin dhe radikalizmin e dhunshëm dhe problemin me emigrantët, sepse, siç theksohet, vetëm me bashkëpunim midis shteteve është e mundur përballja me këto sfida.

Ministri Spasovski dhe ambasadori Timonie biseduan edhe për projektet për trajnim të pjesëtarëve të policisë së Maqedonisë që në bashkëpunim me policinë franceze duhet të realizohen në muajt e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button