fbpx

Takim rajonal për integrimin e emigrantëve në Maqedoni dhe Serbi

Dhjetë rrjete lokale nga Maqedonia dhe Serbia, për mbështetjen e politikave dhe shërbimeve të emigrantëve mbajtën takim rajonal në Beograd. Përfaqësuesit e këtyre rrjeteve diskutuan për nevojën e monitorimit të politikave dhe shërbimeve në nivel lokal. Në Maqedoni hyjnë Shkupi, Kumanova dhe Gjevgjelia, ndërsa në Serbi Presheva, Vranja, Beogradi, Shid, Subotica dhe Mitrovica e Sremit. Anëtarë të rrjeteve janë përfaqësues të institucioneve, qendra për punë sociale, qendra arsimore, agjencitë për punësim dhe shoqatat e qytetarëve.

“Në Maqedoni dhe Serbi është e rëndësishme të kuptojmë se institucionet midis tyre është e nevojshme të bashkëpunojë pasi që ekziston një numër i vogël i personave të cilët kanë kërkuar azil, ndërsa të njëjtëve duhet që rregullativat juridike t’u mundësohen që të kemi integrim cilësor të tyre. Ne në takim u dakorduam se do ta ndjekim gjendjen në nivel lokal dhe do të jemi korrigjues të institucioneve që të përmirësohet politika për bashkëjetesë në qytete”, thonë nga Shoqata e juristëve të Republikës së Maqedonisë.

Në kumtesë theksohet se në Serbi ka 3.500 emigrantë, ndërsa në Maqedoni janë rreth 40 emigrantë, të sistemuar në komunat Shkup, Kumanovë dhe Gjevgjeli.

Në vijim është duke u zbatuar hulumtim për gjendjen e emigrantëve në Maqedoni dhe Serbi, duke u fokusuar në veçanti tek gratë dhe fëmijët emigrantë, i cili do të prezantohet deri në fund të vitit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close