Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, një person ka humbur jetën

Një person ka humbur jetën në aksidentin rrugor që ndodhi në mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Dllapkin Doll rreth orës shtatë kur automjeti me targa të Strugës është përmbysur dhe ka dalë nga rruga me ç’rast një grua 54 vjeçare nga fshati Otisi i Strugës, ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Organet kompetente punojnë në rastin dhe me informacione më të hollësishme SPB – Ohër do të dalë gjatë ditës me kumtesë informon zëdhënësi Stevan Dimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button