Paraburgim 30 ditor për Igor Jug, i cili ishte pjesëmarrës në ngjarjen e përgjakshme në Kuvend

Prokuroria i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditorë të dyshuarit Igor Jug, pjesëmarrës në ngjarjet e përgjakshme më 27 prill në Kuvend. Mëngjesin e sotëm, pas konstatimeve nga organi akuzës, Jug është marrë në pyetje në Gjykatën Penale për shkak të dyshimeve se i njëjti ka udhëhequr grup i cili kryen vepër penale.

“Ka dyshime të bazuara në fakte se i dyshuari ka ndërmarr aktivitete si udhëheqës i grupit në zhvillimet e 27 prillit në Kuvend. Prokurori përgjegjës ka dhënë urdhër për zbatimin e hetimeve në bazë të dyshimeve për kryerje të veprës penale “pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër penale”, vepër kjo që sipas Kodit Penal parashikon dënim më burg nga një deri në dhjet vite”, thanë nga Prokuroria Publike.

Pas marrjes në pyetje, Jug u kthye në burgun e Shutkës. Ndaj tij në të njëjtën kohë po vazhdojnë hetimet edhe për një vepër tjetër “armëmbajtje dhe tregti pa leje”. Igor Jug u arrestua një javë më parë, pas kërkimeve të gjata të policisë. I njëjti deri më tani kishte vuajtur paraburgimin 8 ditor, të caktuar nga Gjykata pak ditë pas zhvillimeve të përgjakshme në Kuvend dhe derisa Jug ndodhej në arrati. I dyshuari më 27 prill në incizimet e publikuara vërehet me armë, derisa në sallën e konferencave për shtyp në Kuvend protestuesit e dhunshëm ndesheshin me deputetët e shumicës parlamentare. Ndaj tij akuza drejtoi edhe agjenti i shumëpërfolur i Agjencisë për siguri dhe informim i Serbisë, Goran Zhivaleviq i cili në një intervist për mediat serbe kishte deklaruar se qëllimi i Igor Jug ishte të likuidonte kryeministrin Zoran Zaev. Akuzat e Zhivaleviq pritet të konfirmohen ose përgënjeshtrohen në procedurë gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button