Shi në Malajazi, Verstappen nuk ndalet

Red Bull është shfaqur agresive në provat e para të lira për Çmimin e Madh të Malajzisë, që zhvillohet këtë fundjavë, duke arritur të vendosë kohët më të shpejta, përcjell Top Channel.

Edhe pse në kushte ekstreme, Verstappen dhe Ricciardo arritën të tregonin në sesionin e parë të provave të lira se Red Bull është përmirësuar shumë. Holandezi, i cili 2 javë më parë për shkak të një aksidenti në start nuk mundi të zhvillonte garën, në sesionin e parë të Malajzisë e ndali kronometrin në kohën 1.48.962.

Pas tij, me 7 të dhjetat më ngadalë, u rendit shoku i skuadrës, Daniel Ricciardo. Koha e tretë më e mirë u realizua nga Fernando Alonso.

Dy makinat Ferrari vendosën kohët e vendit të 4 dhe 5, perkatësisht me Raikkonen dhe Vettel. Pas gjermanit të Ferrarit u rendit Lewis Hamilton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button