KSHZ: Nuk mund të ketë referendum dhe zgjedhje lokale në të njëjtën ditë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor kërkoi nga 12 komuna që të ndërpresin aktivitetet për përgatitjen dhe organizimin e referendumeve lokale për emigrantët deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, njofton Portalb.mk.

Ky vendim ka të bëjë me Komunën e Koçanit, Shtipit, Gjevgjelisë, Kavadarit, Negotinës, Velesit, Manastirit, Prilepit, Radovishit, Ohrit, Aerodromit dhe Gazi Babës ku këshillat kanë sjellë vendim për mbajtjen e referendumit në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale, ky vendim u ndal edhe nga Inspektorati i Vetëqeverisjes Lokale.

Më parë, Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale  mori vendim që t’i ndërprejë vendimet për organizimin e referendumeve lokale për emigrantët në komuna në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale, 15 tetor, dhe të fillojë procedurë para Gjykatë Kushtetuese për verifikimin e ligjshmërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button