fbpx

SHBA: Jon Huntsman – konfirmohet për ambasador në Moskë

Senati i Shteteve të Bashkuara e ka konfirmuar dje ish-ambasadorin amerikan në Kinë, Jon Huntsman, për ambasador të ri të administratës së Donald Trumpit, në Rusi, përcjell REL.

Votimi në Senat për zotin Huntsman ishte unanim.

Ai ka përvojë të gjatë diplomatike, si ish-ambasador i presidencës Barack Obama në Pekin, dhe ambasador në Singapor, nën presidentin, George H.W. Bush.

Zoti Huntsman, 57 vjeçar, gjatë dëshmisë së tij në fillim të këtij muaji tha se “nuk ka dyshim se qeveria ruse ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, vitin e kaluar” dhe ka shtuar se “Moska vazhdon të përzihet në proceset demokratike të miqve dhe aleatëve tanë”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close