Biznes delegacioni grek në Shkup në Forumin ekonomik dypalësh

Biznes delegacion grek nga sektori i agro-biznesit, industrisë ndërtimore, ushqimore,  të verës, kimike dhe të çelikut, nesër do të marrë pjesë në forumin ekonomik dypalësh në Shkup, që e organizon Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), nën mbështetje të Universitetit Kolumbia të SHBA-së.

Biznes delegacioni, i kryesuar nga Kiriakos Lefakis, do të qëndrojë në Maqedoni dy ditë me ç’rast, krahas pjesëmarrjes në forum, do të ketë takim zyrtar me kryetaren e LOE-s Danela Arsovska, si dhe me përfaqësues të LOE-s. Janë planifikuar edhe vizita të disa kompanive – anëtare të Lidhjes së Odave Ekonomike.

Forumi ekonomik dypalësh-Maqedoni-Greqi po mbahet si rezultat në tashmë relacionet e mira të vendosura afariste ndërmjet organizatave nga të dy vendet. Në vitin 2015, për herë të parë nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë, LOE e nënshkroi Marrëveshjen e parë dypalëshe për bashkëpunim pas çfarë u mbajt edhe biznes forumi i parë Greqi-Maqedoni në Selanik të cilin e hapi kryebashkiaku i Selanikut Janis Butaris.

Sipas programit të forumit, pas pjesës zyrtare do të mbahen edhe takime B2B.

“Forumi ekonomik dypalësh është një mundësi e mirë për avancim të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dy vendeve, vendosje e formave më të larta të bashkëpunimit, partneritetit, pjesëmarrjes së përbashkët të projekteve si dhe paraqitje në tregje të treta”, thonë nga LOE.

Njëherit informojnë se qëndrimi i afaristëve të Greqisë në Maqedoni do të ndiqet edhe nga mediat kombëtare greke të cilët janë pjesë e biznes delegacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button