Vardari mundet edhe nga Rozenborgu

Skuadra e Vardarit që është pjesëmarrës i parë nga Maqedonia në grupet e Ligës së Evropës, edhe në ndeshjen e dytë ka pësuar disfatë, kësaj radhe nga ekipi i Rozenborgut dhe tani mbetet e vetmuar në pozitën e fundit të Grupit L pa asnjë pikë, ndërsa kryeson e para skuadra e Zenitit me gjashtë pikë, e ndjekur nga Real Sosoedati dhe Rozenborgu që kanë nga tri pikë.

Në duelin e sotëm Vardari pësoi disfatë me rezultatin 3:1. Për skuadrën e Vardarit luajtën edhe tre futbollistë shqiptar, Besir Demiri dhe Visar Musliu luajtën plot 90 minuta, ndërsa Besar Iseni u inkuadrua në lojë nga minuta e 77-të. Duelin e radhës Vardari e luan ndaj Real Sosiedatit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button