Irani e braktis marrëveshjen bërthamore, nëse SHBA-ja tërhiqet nga ajo

Irani do ta braktis marrëveshjen bërthamore, të cilën e arriti me gjashtë forca botërore, nëse SHBA-ja vendos të tërhiqet nga kjo marrëveshje, deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Muhamed Xhavad Zarif.

“Nëse Uashingtoni vendos të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore, Irani, gjithashtu do të tërhiqet”, deklaroi ministri iranian për “Al Xhezirën”.

Paradokohe, presidenti dhe sekretari i shtetit të SHBA-së Donald Tramp dhe Reks Tilerson paralajmëruan se Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin, nëse teksti nga marrëveshja nuk ndryshohet. Kërkesën e tillë të SHBA-së e kundërshtojnë Irani dhe vendet evropiane nënshkruese të marrëveshjes.

Sipas tyre, problemi më i madh me marrëveshjen është “ajo që ka fund” dhe vlerësojnë se në mënyrë të tillë vetëm prolongohet problemi me programin bërthamor iranian.

Në marrëveshje theksohet se kufizimet e disa aktiviteteve bërthamore iraniane gradualisht shfuqizohen deri në vitin 2025.

Nëse marrëveshja dështon, të cilën në vitin 2015 e arritën Irani, SHBA-ja, Kina, Rusia, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, mund të shkaktojë garë rajonale në armatosje dhe t’i rrisë tensionet në Lindjen e Afërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button