fbpx

Gruevski: Parashikojmë hapje të 150 vendeve të reja të punës

Vetqeverisja lokale në Vevçan gjatë katër viteve të kaluara ka bërë atë që asnjëherë më parë nuk është bërë, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në tubimin e sontëm në Vevçan, transmeton MIA.

Ai theksoi se në Vevçani kanë ndërtuar ndërtesë shkollore, me sipërfaqe prej 2.450 metrave katrorë, me vlerë prej 65 milionë denarë, sallë sportive, fushë për tenis, tërësisht është rregulluar hapësira rreth shkollës “Strasho Pinxhur”, janë rikonstruuar dhe ndërtuar disa rrugë lokale, tërësisht është rikonstruuar kopshti për fëmijë në Vevçani…

“Përpiluam vizion të ri që quhet ‘Epoka e re’, që do të jetë për fitore të reja, suksese, mëngjes të ri, vende të reja të punës. Ky dokument parashikon hapje të 150 vende të reja të punës në Maqedoni”, tha mes tjerash Gruevski.

Më 15 tetor, tha ai, populli do të tregojë se secili që punon në kundërshtim të ligjit, do të dënohet dhe më vonë eliminohet nga skena politike.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close