Kiracovski: Në zgjedhjet lokale do të përsëritet fitorja nga zgjedhjet parlamentare

LSDM-ja dhe koalicioni edhe në këto zgjedhje do të jenë fitues, ndërsa në Dibër do të përsëritet fitorja që e pati partia në zgjedhjet parlamentare, tha sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Aleksandar Kiracovski në tubimin parazgjedhor që sot u mbajt në Dibër, duke theksuar se partia ka shumë projekte në të të gjitha 80 komunat, si dhe në qytetin e Shkupit, transmeton MIA.

Ai theksoi se në Dibër do të realizohen projektet në sferën e infrastrukturës, si në qytet, ashtu edhe në të gjitha lagjet e fshatrave.

“Gruevski në tubimet e partisë së tij thotë se do të luftojë kundër krimit dhe korrupsionit, a do të thotë kjo se ai do të luftojë kundër vetes”, pyeti Kiracovski dhe shtoi se koha e Gruevskit është e kaluar.

Bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë nga LSDM-ja në komunën e Dibrës, Azem Fejzovski ka theksuar se në LSDM ka maqedonas, shqiptarë, turq, romë dhe të tjerë, e kjo, potencoi, do të thotë është parti e të gjithëve.

Tubime të LSDM-së në të cilat fjalime pati Kiracovski u mbajtën edhe në Qendër Zhupë dhe Mavrovë edhe Rostushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button