fbpx

Kulla Eiffel sot shënon vizitorin e 300 miliontë

Kulla Eiffel në Paris sonte me një sërë koncertesh dhe efekte speciale ndriçimesh do të kremtojë vizitorin e 300 miliontë që kur ndërtesa më e lartë në kryeqendrën franceze është hapur në vitin 1889, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në oborrin e kullës do të ketë instrumente muzikore, ndërsa në katin tjetër do të ketë xhaz, ndërsa në majën e kullës atmosfera do të jetë romantike me një trio të flautës”, njoftoi kompania SETE e cila menaxhon një nga ndërtesat më të njohura në botë.

Nga SETE lajmëruan se në çdo gjysëm ore, nga 19:30 deri në mesnatë, do të ketë edhe spektakël ndriçimi.

Kulla Eiffel është simbol i Parisit dhe Francës dhe një nga lokacionet më të vizituara turistike në botë e cila vitin e kaluar tërhoqi më shumë se 5.8 milionë vizitorë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close