Ngritet aktakuzë kundër personit i cili gjuajti drejt Todorovit

Prokuroria Themelore Publike – Shkup pas hetimit të përfunduar dorëzoi aktakuzë kundër personit L.S., i cili më 1 qershor të këtij viti gjuajti drejt ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Nga Prokuroria Themelore Publike njoftuan se personi ngarkohet për dy vepra penale – Vrasje nga neni 123 lidhur me nenin 19 dhe Përpunim të palejueshëm, mbajtje dhe tregtim me armë ose materie spërkatëse nga neni 396 nga Kodi Penal, transmeton MIA.

“Së bashku aktakuzën, prokurori publik kompetent deri te gjykata dorëzoi edhe Propozim për vazhdim të masës – paraburgim për shkak të ekzisitmit të rrezikut nga ikja e të akuzuarit dhe rrezik për kryerje të veprës penale”, qëndron në kumtesën nga PTHP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button