Prefektja e Barcelonës kërkon që BE-ja të ndërmjetësojë mes Spanjës dhe Katalonjës

Prefektja e Barcelonës, Ada Kolau sot kërkoi nga Bashkimi Evropian që të ndërmjetësojë në kontestin rreth referendumit të planifikuar për pavarësi të rajonit spanjoll, Katalonja.

“Detyrimi im si prefekte është që t’i bëj thirrje Komisionit Evropian që të hapë hapësirë për ndërmjetësim mes qeverive të Spanjës dhe Katalonjës, që të gjendet një zgjidhje e arritur dhe demokratike. Barcelona nuk dëshiron përplasje me ndërmjetës të paparashikueshëm, ndërsa jam e bindur se edhe pjesa më e madhe e partnerëve tanë evropianë nuk dëshirojnë këtë”, kërkoi Kolau në komentin e publikuar në gazetën britanike “Gardian”.

Sipas Kolau, vendimi i Qeverisë spanjolle që të fillojë procedura ligjore kundër funksionarëve lokalë katalans, që e organizuan referendumin, mundet vetëm t’i përkeqësojë tensionet në Spanjë.

Kolau personalisht nuk e mbështet pavarësinë e Katalonjës, por kundërshtohen edhe në hapat e Qeverisë spanjolle, e cila urdhëroi arrestime dhe sekuestrime të materialit për zbatim të referendumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button