Memorandum për mirëkuptim midis MPB-së dhe UNCHR-së

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme Magdalena Nestorovska sot realizoi takim me përfaqësuesit e UNCHR-së në Maqedoni Dag Sigurdson dhe Dean Kladarin, në të cilin është nënshkruar Memorandum për mirëkuptim për përpunim të veglës për sendërtim të IBAS për veprim për lëndë për azil.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se qëllimi i këtij Memorandumi është që të rritet mbrojtja e kërkuesve të azilit dhe personat nën mbrojtje ndërkombëtare në vend në Republikën e Maqedonisë në pajtueshmërisë së legjislacionit kombëtar, parimet juridike për refugjatë dhe legjislacionin evropian për azil.

Në takim është shprehur kënaqësi e ndërsjellë nga bashkëpunimi i deritanishëm intensiv, përpjekjet që i bëjnë në drejtim të ballafaqimit me pasojat nga kriza e refugjatëve, posaçërisht në pjesën e mbrojtjes së kërkuesve të azilit, persona nën mbrojtje ndërkombëtare dhe në përgjithësi të gjithë personat të cilët ndodhen në situatë të këtillë ose të ngjashme. Në takim gjithashtu, janë potencuar edhe mundësitë për bashkëpunimin e ardhshëm midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe UNCHR-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button