fbpx

Bayerni konfirmon shkarkimin e Ancelottit

Klubi futbollistik Bayerni i Mynihut konfirmon zyrtarisht se ka shkarkuar trajnerin italian Carlo Ancelotti (58) pas diskutimeve të brendshme të Bordit, si rrjedhojë e disfatës 0-3 në ndeshjen e grupeve të Ligës së Kampionëve kundër francezëve të Paris Saint-Germain, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Performanca e skuadrës sonë që nga fillimi i sezonit nuk i ka plotësuar pritjet tona. Ndeshja në Paris tregoi qartë se duhet të ndërmarrim veprime të menjëhershme. Hasan Salihamigjiç dhe unë kemi takuar sot Carlon ku kemi diskutuar me të për vendimin tonë”, thuhet në kumtesën e kryetarit të klubit, Karl-Heinz Rummenigge.

Ai ka falënderuar trajnerin italian për kohën sa ka kaluar në klub, dhe se ndjen keqardhje për zhvillimet e fundit.

Klubi ka shkarkuar edhe stafin ndihmës të Ancellotit ndërkohë që njofton se Willy Sagnol do të ushtrojë detyrën e trajnerit deri në njoftimin e radhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button