Bardhyl Dauti premton treg të ri dhe qendra grumbullimi për prodhimet bujqësore në Tetovë

Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti, sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë vizituan tregun e improvizuar që gjendet rrugës për te kompleksi Arabati Baba Teqe në Tetovë, transmeton MIA.

Me këtë  rast u diskutuan problemet e shumta me të  cilët ballafaqohen shitësit në  Tetovë,  si dhe u diskutua oferta e PDSH-së dhe të  kandidatit Bardhyl Dauti.

Ai paralajmëroi zgjidhjen e këtyre problemeve, duke siguruar tregun mobil, kontrata trelaterale, stimulim të produkteve të vendit, si dhe formimin e dy qendrave grumbulluese të  prodhimeve bujqësore në  Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button