fbpx

Debat i GIPP: Nevojitet përfshirje më e madhe e personave me pengesa në jetën politike

Shqyrtimi i mundësive për angazhim më të madh të personave me pengesa në jetën politike dhe mënyrat se si kjo të arrihet, janë temat të cilat sot i shqyrtuan pjesëmarrësit e punëtorisë, që në organizim të Grupit interpartiak parlamentar u mbajt në Kuvendin e Maqedonisë.

Temat e punëtorisë, mes të tjerash, dolën edhe nga analiza e fundit që e bëri Misioni i OSBE-së në Maqedoni, rreth të cilit përgatiti edhe rekomandime të cilat kanë të bëjnë me harmonizmin e Kodit zgjedhor me konventën e të drejtave të personave me pengesa, vendosjen e masave afirmative si “sistem i kuotës” për përfshirje të përshpejtuar të këtyre personave në jetën politike dhe publike, vendosje e një eksperti të jashtëm në KSHZ i cili do të ishte person me pengesa, vendosje e klauzolës antidiskriminuese në ligjet për mediume dhe shërbime audio dhe audiovizuale, rregullimi i alfabetit të Brajit në procesin zgjedhor…

“Punëtoria ka për qëllim t’i shqyrtojë mundësitë për angazhim politik të personave me pengesa, diçka që ndoshta në shoqërinë tonë ka qenë e panjohur , por në këtë mënyrë dëshirojmë t’i themi opinionit se ekziston edhe ky grup njerëzish të cilët, nga, nuk e dimë për cilat shkaqe, nuk janë trajtuar në kuptim të angazhimit të tyre të mundshëm politik, ndërkaq si qytetarë i shfrytëzojnë të gjitha të drejtat dhe obligimet lidhur me zgjedhje dhe të jenë të zgjedhur”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ky, shtoi, është fillim i ri, sepse, siç tha, që kur e ka ndërmarrë detyrën ka thënë se Kuvendi do të jetë inkluziv për të gjitha grupet.

Kryetarja e GIPP, Frosina Tashevska Remenski theksoi se është reale nevoja për debat rreth çështjes së pjesëmarrjes politike të personave me pengesa dhe se duhet të gjenden mënyra për t’u tejkaluar barierat me të cilat përballen këta persona.

“GIPP si grup lobues për përfaqësimin e të drejtave të personave me pengesa në periudhën e ardhshme ka për detyrë të punojë sipas kornizës, të cilën e vendosëm bashkarisht, për promovimin e çështjeve të interesit për këta persona. Në atë drejtim Kuvendi do të jetë vend dhe forum ku do të organizohen debate, ndërsa grupet e deputetëve dhe GIPP do të jenë vizitues të vendeve ku për atë kanë nevojë këta persona”, tha ajo.

Në mposhtjen e pengesave, tha, posaçërisht me rëndësi është që partitë e ndryshme politike kanë qëndrim të njëjtë rreth këtyre çështjeve.

Gonzalo De çezare, shef i sektorit për dimension njerëzor, Misioni i OSBE-së në Shkup potencoi se motoja “asgjë për ne pa ne” duhet të jetë parim udhëheqës i të gjitha aktiviteteve për parandalim të diskriminimit.

“Më vjen mirë që në këtë debat ka persona nga sektori qeveritar dhe joqeveritar në mënyrë që të bisedohet për barrierat me të cilat përballen personat me pengesa të cilët paraprakisht ishin identifikuar përmes analizës që e zbatuam këtë vit”, tha ai.

Shtoi se janë ndërmarrë numër i madh i hapave pozitiv, si vlerësimi i qasjes së vendvotimeve në vend, por edhe se me KSHZ-në punojnë në personat me pengesa në llojin për t’iu mundësuar kartelë e caktuar përmes së cilës ata mund të marrin pjesë në zgjedhje.

Elena Koçoska nga Polio Plus-lëvizje kundër handikapit, tha se GIPP kësaj radhe hap një çështje tjetër, e ajo është realizimi i të drejtave qytetare dhe politike të personave me pengesa.

Punëtoria po mbahet në bashkëorganizim të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe Plio Plus-Lëvizjes kundër handikapit.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close