fbpx

ARM: Me sukses realizohet stërvitja sipas standardeve të NATO-s

Me stërvitje demonstruese “Kordon dhe hetim” pjesëtarët nga armatat e vendeve pjesëmarrëse të stërvitjes ushtarake “Reagim i bashkuar-17” sot i realizuan aktivitetet përfundimtare.

Siç informuan nga ARM-ja, njësitet e policisë ushtarake nga Armata e Republikës së Maqedonisë, armatat e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe nga gardat kombëtare të shteteve federale të SHBA-së, Vermont dhe Minesota, para një numri të madh të vizitorëve e realizuan stërvitjen demonstruese në të cilën e demonstruan interoperabilitetin e ndërsjellë në procedurat në pajtueshmëri me standardet e NATO-s.

Në poligonin në Krivollak krahas komandantit të Komandës së bashkuar operative (KBO), gjenerali i brigadës Zoran Mileski, morën pjesë përfaqësues nga asociacioni i atasheve ushtarak të akredituar në Republikën e Maqedonisë, komandantë të njësiteve të ARM-së dhe mysafirë të tjerë të lartë nga MM-ja dhe SHM i ARM-së.

Stërvitja “Reagim i bashkuar-17” gjatë disa ditëve të kaluara mundësoi këmbim të aftësive dhe përvojave me qëllim të rritjes së mirëkuptimit të ndërsjellë të kapaciteteve ushtarake policore të forcave të armatosura nga iniciativa A5.

Nga ARM-ja informojnë se nga e hëna Armata e Maqedonisë fillon me stërvitjen ushtarake “Shkëlqimi i Maqedonisë 13” në të cilin do të bëhet NATO rivlerësim Niveli 2 i grupit të mesëm të batalionit këmbësorik dhe vlerësim i spitalit të lehtë manovrues me rol -2, si dhe NATO vlerësim  Niveli 2 i çetës së renxherëve.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close