Këshilli i Prokurorëve Publikë e miratoi raportin e katërt të PSP-së

Këshilli i prokurorëve publikë në seancën e sotme e miratoi raportin e katërt për punën e Prokurorisë Speciale Publike.

Kryetari i Këshillit Kole Shterjov në seancë e ka vlerësuar si pozitive punën e PSP-së, duke shprehur optimizëm mesatar. Sipas tij, PSP duhet të vazhdojë me mbyllje të lëndëve në të cilët ka informata konkrete për vepra penale.

Prokurorja Katica Janeva ka theksuar gatishmëri që t’i pranojë vërejtjet e Këshillit. Ajo ka paralajmëruar se edhe më tej do të hapin hetime në periudhën që pason, edhe pse jo shumë shpejt, për shkak se po analizohet një dokumentacion i madh.

Raporti i PSP-së pas zgjedhjeve lokale do të shqyrtohet nga deputetët në Kuvendin e RM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button