Këshilli për Verifikimin e Fakteve ngriti kallëzim penal kundër Jovo Vangellovskit

Këshilli për Verifikimin e Fakteve sot ngriti kallëzim penal deri te Prokuroria Themelore Publike kundër kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, konfirmoi për “Fokus”, kryetari i Këshillit, Sasho Pocevski, njofton Portalb.mk.

Shkaku për kallëzimin penal është sepse Vangellovski nuk i ka lejuar Komisionit të Këshillit për Verifikimin e Fakteve të hyjë në gjykatë që të bëjë kontroll të lëndëve “Target” dhe “Fortesa”.

Edhe pse me 6 shtator e kanë njoftuar kryetarin e Gjykatës Supreme se me 14 shtator në orën 11 do ta vizitojnë gjykatën, policia e gjykatës nuk i ka lejuar të hyjnë, me arsyetimin se Vangellovski ka urdhëruar të mos i lëshojnë të hyjnë në ndërtesën e gjykatës.

Menjëherë pas kërcënimit për vepër, Vangellovski deklaroi, siç tha, se Poceski nuk mund të bëjë kontroll kur do t’i kujtohet. Ai konfirmoi se i ka thënë policisë për ndalesë në Gjykatën Supreme.

“Nuk mundet kur të duan të vijnë në gjykatë dhe të bëjnë kontroll të lëndëve. Atë ditë kishte sigurim në gjykatë sepse në seancë publike shqyrtohej ankesa e të dënuarit me burg të përjetshëm, dhe për atë shkak kishte lëvizje të kufizuar. Me letër i njoftova se do të njoftohen kur dhe a do të mund të kryejnë kontroll në lëndë”, deklaroi Vangellovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button