Raport i dytë për punën e trupave rregullatorë për media

Agjencia për Komunikime Elektronike  (AKE) i ka ndarë donacion klubit të  notit “Beta”, por opinioni nuk ka informata se për çfarë shume bëhet fjalë, as, për çka saktë donohen mjetet, tregon raporti për efikasitetin, efektivitetin, transparencën dhe përgjegjësinë e mediave rregullatore për tremujorin e dytë të këtij viti, i përgatitur nga Qendra për strategji evropiane “Eurotink”, OJQ Info Qendra, Transparencë Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

“Shkalla e donacioneve e AKE-së është zvogëluar nga të parashikuarat 75 milionë denarë në 4.615.000 denarë. Rritje më të madh për mbi 91 milionë denarë ka për ndërtimin e shtyllës së antenës në Vodno, me çka gjithsej këtë vit është paraparë të harxhohen më shumë se 194 milionë denarë”, tha Goran Llazarov, koordinator projektues nga “Eurotink”.

Në buxhetin e AKE-së, siç tha, këtë vit janë transferuar mbi 53 milionë denarë, mjete të parealizuara nga vitet e kaluara, me çka të ardhurat e përgjithshme të AKE-së për vitin 2017 do të jenë mbi 545 milionë denarë.

Monitoringu ka konfirmuar se tre internet stacionet e AKE-së janë konfuze për të cilin shkak rekomandohet që në ballinën e www.aek.mk në vend të dukshëm të jenë dy të tjerat komuniciraj.mk dhe e-agencija, duke marrë parasysh se përmes tyre mund të parashtrohen ankesa, komente.

Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele  (ASHMAA), megjithatë, sipas raportit, mban nivel solid të transparencës dhe llogaridhënies.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button