Një 12-vjeçar e goditi me thikë babain dhe vëllaun e tij

Një nxënës i klasës së tetë (12-vjeçar) mëngjesin e sotëm gjatë një zënke familjare e ka goditur me thikë babain dhe vëllain e tij.

Nga MPB kumtuan se mëngjesin e sotëm rreth orës dy në Shkup një minoren i moshës 12 vjeçare gjatë një zënke familjare, e ka goditur me thikë babain e tij D.S. (37) dhe i ka shkaktuar prerje në pjesën e përparme të parakrahut të majtë, ndërsa vëllain e tij të moshës 15 vjeçare e ka lënduar në pjesën e këllkut.

Që të dy me automjet të Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën urgjente – Shkup, ku u janë konstatuar lëndime trupore, ndërsa pas ndihmës së dhënë trupore janë lëshuar në kursim shtëpiak.

SPB-Shkup ndërmerr masa për zbardhje të plotë dhe dokumentim të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button