Nënshkruhet Deklarata kundër dhunës verbale dhe fizike mbi punonjësit shëndetësorë

Deklarata kundër dhunës verbale dhe fizike mbi mjekët, stomatologët, farmaceutikët, infermieret, teknikët, obstetrikët dhe punonjës tjerë shëndetësorë sot nënshkruan ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, kryetarja e Odës mjekësore të Maqedonisë, Kalina Grivcave Stardelova, kryetarit të Odës stomatologjike Vllado Popovski, përfaqësuesi i Odës farmaceutike  Eroll Ali, si dhe kryetarja e Shoqatës së infermiereve, teknikëve dhe obstetrikës së Maqedonisë, Vellka Llukic.

Në tekstin e Deklaratës thuhet se vetëm një mjedis i sigurt, në të cilën shtohen shërbimet shëndetësore garanton, mbrojtje shëndetësore profesionale dhe cilësore për pacientët dhe se punonjësit shëndetësorë si dhe të gjithë tjerët kanë të drejtë në mjedis të sigurt pune.

“Dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë duhet të kuptohet seriozisht nga ana e drejtuesve të të gjitha institucioneve shëndetësore dhe me të njëjtën duhet në mënyrë efikase të përballemi me ndihmën e policisë dhe të sistemit juridik. Incidentet e dhunës duhet të jenë të dokumentuara përmes sistemit, në të cilin do të sigurohet nga ana e Qeverisë dhe institucioneve shëndetësore”, qëndron në Deklaratë.

Prapa Deklaratës, siç theksuan nën nënshkrim, qëndrojnë mbi 20 mijë punonjës të mjekësisë në Maqedoni.

Nënshkrimi i Deklaratës është në 25 vjetorin e themelimit të Odës ekonomike të Maqedonisë. Ajo është ratifikuar edhe nga anëtaret e ZEVA në të cilën janë të anëtarësuara odat nga Evropa Qendrore dhe Lindore, ndërsa Oda mjekësore e Maqedonisë e nënshkroi javën e kaluar në Kongresin në Lubjanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button