fbpx

“Me metal në këmbë që nga viti 2008”

Bajerni i Mynihut është i detyruar të bëjë pa liderin e tij Manuel Neuer për shumë kohë për shkak të një dëmtimi që kapiteni pësoi në këmbën e majtë, përcjell Top Channel.

Në pritje të rikthimit në fushat e lojës që do të jetë në fillim të vitit tjetër, portieri i përfaqësueses gjermane dha një intervistë për të përditshmen “Bild”, ku zbuloi dhe një fakt kurioz që ka të bëjë pikërisht me fizikun e tij.

“Në vitin 2008, kur isha pjesë e Schalkes, pësova të njëjtin dëmtim, por në këmbën e djathtë”, tregon Neuer. “Që nga ai moment luaj me një pllakë metali të vendosur në të. Të jem i sinqertë, nuk më ka hapur asnjë problem dhe gjithçka e kam përballuar me qetësinë më të madhe”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close