Rama: Parlamenti me TV-në e vetë. Jo më 25 kamera në sallë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ndërprerja e sinjalit të transmetimit të punimeve të Kuvendit për disa media private është bërë pasi Parlamenti është një institucion që duhet të ketë organin e vetë mediatik, përcjell Top Channel.

“Si çdo shtet demokratik Kuvendi duhet të ketë televizionin e vetë, shërbimin e vetë publik për të gjithë të interesuarit që duan ta marrin si shërbim. Në çdo Parlament demokratik çdo shpjegim jepet nga televizioni i Kuvendit”, ka deklaruar Rama.

Për kryeministrin, s’është nevoja për 25 kamera në sallën e Kuvendit, por mjafton një regji televizive që ua jep aksesin të gjithë atyre që kanë dëshirë të transmetojnë të plotë apo të pjesshme çdo veprimtari të tij.

“Ligji që i imponon TVSH-së dhënien falas të veprimtarisë së Kuvendit është thjesht një adoptim në kushtet e demokracisë në një situatë komuniste. Kërkesa e TVSH për t’ua shitur apo për t’iu imponuar televizioneve private një faturë për sinjalin me logon e TVSH-së i takon së shkuarës. Të gjithë aktorët mediatikë mund të bëjnë diçka tjetër dhe jo të rrijnë këtu”, ka shtuar Rama.

Akuzat e opozitës se në këtë mënyrë po u mbyllet goja mediave, kreu i qeverisë i ka cilësuar një komedi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button