Gjykata e refuzoi kërkesën e Mijallkovit për kthimin e pasaportës

Këshilli penal i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, e refuzoi si të pabazë kërkesën e pezullimin e masave parandaluese të ish drejtorit  të DSK-së Sasho Mijallokov, i cili është i akuzuar nga PSP në rastet “Target” dhe “Fortesa”.

“Këshilli penal i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkup 1, duke vepruar rreth propozimit të të akuzuarit S.M. të parashtruar përmes mbrojtësve të rij për pezullimin e masave parandaluese, në seancë jopublike, mori vendim me të cilin kërkesa refuzohet si e pabazë”, kumtoi Gjykata Penale e Shkupit.

Prej atje theksojnë se masa e parandalimit, konfiskimi i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit për kalim të kufirit shtetëror dhe ndalesë për dhënie të dokumentit të udhëtimit apo dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, dhe masa, obligim i të akuzuarit një herë në javë të paraqitet tek personi zyrtar kompetent në Gjykatë – mbesin në fuqi.

Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë të ankesës në afat prej tri ditëve në Gjykatën e Apelit – Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button