Sulm vdekjeprurës kundër forcave afgane të sigurisë

Së paku 12 pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë janë vrarë, kur një sulmues me një automjet të mbushur me eksplozivë ka hedhur veten në erë, në jug të provincës Kandahar.

Përgjegjësinë për sulmin pranë selive të qeverisë dhe policisë në qarkun Maruf e morën talibanët.

“Dymbëdhjetë forca të sigurisë janë vrarë dhe katër janë plagosur”, tha zëdhënësi i policisë së Kandaharit, Zia Durrani.

Talibanët thanë se kanë marrë kontrollin e qendrës së qarkut Maruf, por kjo u hodh poshtë nga zyrtarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button