Në Gjykatën Penale është caktuar seanca për “Lagjen e Trimave”

Vazhdim i seancës gjyqësore për rastet  “Lagjja e Trimave”, është caktuar për sot në Gjykatën Penale Shkup.

Në seancën për “Lagjja e Trimave” fjalime përfundimtare duhet të japin të paditurit e fundit dhe avokatët e tyre. Në këtë rast 37 të akuzuarve u gjykohet për terrorizëm dhe organizatë terroriste.

Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, në lagjen “Lagjja e Trimave” të Kumanovës, një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. Në këmbim-zjarrin humbën jetën tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa katërmbëdhjetë janë lënduar rëndë. Janë vrarë edhe dhjetë persona nga grupi i armatosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button