Fjalosje mes Fetait dhe Mihajllovës në gjykimin për rastin “Shuplaka”, seanca përsëri shtyhet

Seanca e procesit gjyqësor për dhunën para Komunës Qendër që u bë në qershor të vitit 2013, ku i dyshuar i parë është ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski përsëri është shtyrë sepse në seancë nuk ishin të pranishëm të akuzuarit Dimçe Kërstev dhe Milan Andonovski, njofton Portalb.mk.

Si dëshmitar morën pjesë kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe kandidati për kryetar komune Sasha Bogdanoviq, të pranishëm ishin edhe të akuzuarit Mile Janakieski dhe Daniela Rangellova.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) Fatime Fetai kërkoi nga gjykatësja Tatjana Mihajllova të urdhërojë që Kërstev në seancën e ardhshme të sillet me forcë sepse nuk e ka justifikuar mungesën e sotme, ndërsa avokati i Andonovskit, Dimitar Dangov deri te gjykata ka dorëzuar vërtetim mjekësor se i akuzuari nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Por Mihajllova vetëm e vendosi në proces propozimin e Fetait pa shpjegim pas kërkesës.

Ndryshe, edhe në seancën e sotme ishte e dukshme armiqësia mes Fetait dhe Mihajllovës. Gjykatësja tha se Fetait do t’i dorëzohen tre dokumente me shkrim në lidhje me kërkesën e prokurores nga seanca e kaluar të shpjegojë pse shkrimet nga lënda kanë qenë në Gjykatën e Apelit që të mund, siç tha Mihajllova, Fetai të njihet me sjelljen e gjykatës në rast të dorëzimit të ankesave.

“Kjo është përpjekje që të justifikoheni për atë që e kam thënë herën e kaluar se me qëllim i zgjatni seancat”, tha Fetai duke shtuar se çdo kush është përgjegjës për veprimet e veta.

Fjalosje mes Fatime Fetait dhe Gavrill Bubevskit kishte edhe gjatë caktimit të datës për seancën e ardhshme.

Mihajllova thonte se salla numër 1 është e vetmja më e madhe në gjykatë, ndërsa Fetai u përgjigj se ajo pune e atyre dhe nuk i  intereson dhe nuk duhet t’i interesojë sepse detyra e gjykatës është që të sigurojë kushte për gjykim.

“Nëse vazhdoni në këtë mënyrë, rasti nuk do të përfundojë deri në vitin 2020, ndërsa lënda do të vjetërsohet”, tha Fetai.

Vërejtjet e prokurores së PSP-së, avokati Dimitar Dangov i vlerësoi si presion ndaj gjykatës. Mihajllova nuk përcaktoi datë konkrete për seancën e ardhshme dhe e la në javën duke filluar nga 20 nëntori, data të përcaktohet me marrëveshje me prokurorinë, avokatët dhe me dëshmitarët e të akuzuarve.

“Nëse e jep Zoti, seanca do të mbahet”, tha Mihajllova.

Pas përfundimit të seancës, Fetai në intervistë për mediat e citoi deklatartën e Mihajllovës, duke shtuar se “Zoti nuk do të jep që të mbahet seanca, nëse gjykata nuk e respekton ligjin”.

Ndryshe, edhe seanca e sotme, siç tha Mihajllova, u zhvillua pa inçizim sepse kamera e vetme përsëri është e zënë për gjykimin e rastit të Kumanovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button