SHBA-ja gjatë sulmit ajror në Afganistan ka vrarë civilë

Misioni “Mbështetje e vendosur” i kryesuar nga NATO, kumtoi se në sulmin ajror të SHBA-së, që ishte kërkuar si mbështetje për njësitin special afgan, i cili luftonte me sulmuesit në aeroportin e Kabulit, e humbën jetën pesë civilë, për të cilët paraprakisht u lajmërua se janë të plagosur.

Në kumtesën e Misionit është theksuar se viktimat civilë janë pasojë e një gabimi gjatë lëshimit të raketës. Nuk janë dhënë më shumë detaje për rastin.

Shumë raketa dhe granata minahedhëse janë gjuajtur ndaj aeroportit në Kabul ndërsa kanë zbritur sekretari amerikan i mbrojtjes Xhejms Matis dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Edhe talebanët edhe Shteti Islamik kanë ndërmarrë përgjegjësi për sulmin, përmes kumtesave të publikuara në rrjete sociale, me ç’rast talebanët pohojnë se kanë goditur drejtpërdrejtë ndaj aeroplanit të Matis.

Sipas dëshmitarëve okularë, Matis dhe Stoltenberg nuk ishin në rrezik direkt nga sulmi.

Ata në takimin e djeshëm me presidentin afgan Ashraf Gani e konfirmuan mbështetjen e tyre për sigurimin e paqes në Afganistan dhe për parandalimin e zgjerimit të grupeve islamike në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button