Evakuim i ishullit Ambe për shkak të erupsionit të mundshëm të vullkanit

Autoritetet e Vanuatu sot urdhëruan evakuim të detyrueshëm të tërë ishullit për shkak të kërcënimit nga erupsioni i vullkanit.

Njëmbëdhjetë mijë banorë të ishullit Ambe, 150 kilometra në veri të kryeqytetit Port Villa, duhet ta lëshojnë ishullin deri më gjashtë tetor.

Të evakuuarit do të zhvendosen në ishujt në afërsi.

“Për herë të parë në historinë e njerëzimit ishulli nga arkipelagu duhet të evakuohet tërësisht për shkak të vullkanit”, deklaroi një përfaqësues i Shërbimit për luftë me katastrofat natyrore në Vanuatu.

Vullkani Manaro u aktivizua para disa javësh dhe gjatë fundjavës disa fshatra ka përmbytur me hi dhe gurë, që i detyroi autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

Vanuatu është shtet ishull në pjesën jugperëndimore të Oqeanit të Qetë, i cili gjendet në Hebride të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button