Debat për reforma në gjyqësi dhe politikën ndëshkuese

Shoqata e gjykatësve të Republikës së Maqedonisë dhe Ambasada e SHBA-së në Shkup sot në Manastir organizojnë debat shkencor dhe profesional në temë “Reforma gjyqësore për avancimin e kapaciteteve të gjyqësisë dhe politikë ndëshkuese të gjykatave në Republikën e Maqedonisë”, si aktivitet në kuadër të projektit “Përforcimi i rolit dhe pavarësia e gjykatësve në RM”.

Debati do të orientohen ndaj dy pikave parimore nga reforma gjyqësore të cilat ndahen sipas seriozitetit dhe kompleksitet. Ato janë reforma për përmirësimin e kapaciteteve të gjyqësisë në pajtim me Planin 3-6-9 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ndikimin e ligjit për përcaktimin e llojit dhe matjes së vlerës së dënimeve ndaj politikës ndëshkuese të gjykatave në RM: sfida dhe zgjidhje konkrete.

Në debat do të marrin pjesë politikanë dhe ekspertë të Maqedonisë dhe SHBA-së, të cilët do të kenë për qëllim të identifikojnë shembuj të praktikave të mira, si dhe t’i diskreditojnë shembujt e tjerë gjyqësorë. Rekomandimet përfundimtare nga debati në një lloj konkludimi do të merren parasysh për ndryshimet dhe plotësimet e mëtutjeshme të zgjidhjeve ligjore, objektiv në këtë debat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button