Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira dhe i freskët, me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, posaçërisht në jug.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 16, ndërsa e ditës prej 15 deri 21 gradë. Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm, me vranësira, me kushte për reshje të dobëta të shiut. Temperatura do të lëvizë prej 13 deri 19 gradë.

Deri të premten do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe i freskët me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, posaçërisht në jug. Të premten, reshjet do të jenë më të lokalizuara, ndërsa të shtunën ende në disa vende do të ketë vranësira të shtuara, por do të jetë mot i thatë.

Të dielën dhe të hënën moti do të jetë kryesisht me diell dhe pak më i ngrohtë, gjatë ditës, por me temperatura më të ulëta të mëngjesit. Valë e re e lagësht pritet nga mesi i javës së ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button