Sofia Vergara, aktorja më e paguar në botë

Forbes ka zbuluar listën e aktoreve më të paguara të televizionit dhe për të tretën herë me radhë ylli i Modern Family mbetet në krye të saj.

Vergara ka fituar 41.5 milionë dollarë, 15 milionë më shumë dollarë se sa Couco nga seria The Big Bang Theory e televizionit CBS, e cila ka fituar 26 milionë dollarë dhe renditet në vendin e dytë, transmeton ksp.

Mindy Kaling dhe Ellen Pompeo ndajnë vendin e tretë me nga 13 milionë dollarë.

Derisa shumica e të ardhurave të Pompeo vijnë nga roli i saj në serinë Grey’s Anatomy, Kaling ka përfituar nga filmat Oceans 8 dhe A Wrinkle in Time.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button