Davutogllu: Maqedonia është rrëfim i suksesshëm dhe ardhmërinë e ka në NATO

Republika e Maqedonisë tanimë është rrëfim i suksesshëm, për shkak se progresi është i dukshëm,  shteti është faktor kyç për stabilitetin e Ballkanit dhe vazhdoni të punoni me përkushtimin energjik në reformat, ardhmëria juaj është në NATO, ka porositur ish-kryeministri i Republikës së Turqisë dhe deputet aktual Ahmet Davutogllu, në takimin e sotëm me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, transmeton MIA.

Davutogllu ia uroi Zaevit marrjen e detyrës kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe siç tha, “racionalitetit të tij për gjetje të zgjidhjes së qetë dhe stabile për krizën politike”, që rezultoi me formimin e Qeverisë së re reformuese, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është përcaktuar drejt procesit reformues për jetë cilësore e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, si dhe për integrimet e Maqedonisë në BE dhe në NATO. Ndërtojmë politika të besimit në shtetin tonë, si dhe miqësitë me fqinjët dhe në plan ndërkombëtar edhe presim se me seriozitetin me të cilën kontribuojmë në proceset demokratike në Maqedoni dhe më gjerë, i hapim dyert e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s”, tha kryeministri Zaev.

Në takim bashkërisht është konstatuar se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO do të thotë stabilitet plotësues të shtetit dhe hapje të mundësive për investuesit, që do të kontribuojë drejt rritjes së standardit të qytetarëve dhe për rritje të ekonomisë në Maqedoni.

Kryeministri Zaev tha se miqësia midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë do të vazhdojë të zhvillohet përmes frymës demokratike në ekonomi dhe në të gjithë sferat e rëndësishme për qytetarët e dy vendeve, thuhet në kumtesën nga pres-shërbimi i Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button