Në Zgjedhjet lokale të drejtë vote do të kenë 1.814.644 qytetarë

Të drejtë vote në Zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti, do të kenë 1.814.644 votues, njoftoi sot Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pas mbylljes së Listës zgjedhore dhe ndryshimeve të realizuara të cilat dolën nga kontrolli publik, transmeton MIA.

Në certifikatat nga Lista zgjedhore janë regjistruar 1.735.682 votues, 77.071 zgjedhës janë në punë të përkohshme ose qëndrim në vendet e huaja, 1.882 gjatë zgjedhjeve do të ndodhen në vuajtje të dënimit me burg ose janë në paraburgim, ndërsa nëntë votues janë regjistruar si persona të shpërngulur në brendësi.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni, më 15 tetor, do të realizohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button