fbpx

Aeroplani i Mattis në shënjestrën e sulmit në Kabul

Talebanët kanë thënë se ata kishin shënjestruar aeroplanin e sekretarit të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Jim Mattis, në një sulm sot gjatë ditës në aeroportin e Kabulit, transmeton REL.

Sipas zyrtarëve afgan, kryengritësit kanë hedhur gjashtë predha afër aeroportit, ku një prej tyre kishte goditur një shtëpi afër.

Mattis dhe sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk ishin në aeroport në kohën kur kishte ndodhur sulmi, ata po takoheshin në Kabul me presidentin afgan, Ashraf Ghani.

Zëdhënësi i ministrit të brendshëm afgan, Najib Danish, ka thënë se “ tre terroristë janë vrarë në Afganistan nga frocat e sigurisë”, sipas tij edhe 11 civilë janë plagosur nga sulmet.

Jim Mattis e ka cilësuar këtë sulm si krim.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close