fbpx

Nuk ka kush e ndal Shkëndijën, fiton derbin me Renovën

Kanë përfunduar duelet e javës së tetë të Ligës së Parë të Maqedonisë në futboll, ku gjithçka ka mbetur ashtu siç ishte në fundjavë.
Skuadra e Shkëndijës nuk ka të ndalur, duke radhitur fitoret një pas një dhe duke mbetur ekipi i vetëm që nuk e ka shijuar këtë sezon disfatën. Kësaj radhe kuqezinjtë kanë fituar fqinjët e tyre, ekipin e Renovës.

Edhe në këtë ndeshje, sikurse të dielën kur e kishin mundur “Skopje”, autor të fitores ishin Besart Ibraimi dhe Ferhan Hasani të cilët golat i shënuan që në pjesën e parë.

Shkupi edhe pse ishte favorite në duelin ndaj Pelisterit, ka nxjerrë barazim, pasi që në pjesën e parë ishte në disavatazh pas golit të Peev. Por në pjesën e dytë Shkupi barazoi me Jasharovskin, ndërkohë kishte mundësinë edhe për ta fituar ndeshjen pas shumë rasteve që nuk i konkretizuan. Pobeda e ka mundur “Skopjen” me rezultat 3:2, ndërsa Rabotniçki luajti baraz 0:0 me Sileksin.

Ndeshja Akademija Pandev – Vardari është anuluar shkaku I kësaj të fundit që luan ndeshjen në Ligën e Evropës. /Portalb.mk/

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close