AVSHM: Mediat t’u mundësojnë përafërsisht kohë të barabartë të gjithë kandidatëve

Të gjithë mediat, që kanë vendosur ta mbulojnë fushatën zgjedhore për zgjedhjet vijuese lokale më 15 tetor, e cila filloi më 25 shtator, duhet të sigurojnë prezantim të drejtë, të balancuar dhe objektiv, deklaroi sot udhëheqësja e Sektorit për të drejta të njeriut dhe edukim medial, në Agjencinë për shërbime audio dhe audio vizuale mediale, Emilija Petreska Kamenjarova, transmeton MIA.

Ajo në takimin e sotëm të tretë publik të Agjencisë i prezantoi drejtimet e përgjithshme për mediat për ndjekje të fushatës.

“Mediat duhet të sigurojnë qasje të barabartë deri tek të gjithë format e prezantimit medial, ndërsa programet për minorentët nuk guxojnë të shfrytëzohen si burim për prezantim medial”, theksoi Petreska Kamenjarova.

Ajo theksoi se mediumi, i cili është servis publik duhet t’i respektojë rregullat, që vetë i ka sjellë pesë ditë para shpalljes së zgjedhjeve.

Të gjithë televizionet në nivel shtetëror do të monitorohen tërësisht me theks të dy edicioneve të emisioneve informative ditore midis orës 17 dhe 27.

Programi i Radio Shkupit do të monitorohet nga ora gjashtë deri në orën 24, ndërsa i radiove kombëtare do të ndiqen edicionet e lajmeve, në qoftë se janë autoriale dhe më të gjata se 15 minuta.

Radiostacionet rajonale do të ndiqen nga ora gjashtë deri në 20, ndërsa ato lokale nga ora tetë deri në orën 18.

“Në lajmet analizojmë se në cilën mënyrë raportohet për punën, për aktivitetet e rregullta dhe të jashtëzakonshme në procesin zgjedhor, por edhe të bartësve të funksionit të pushtetit, do të thotë të pushtetit lokal dhe qendror. I ndjekim kushtet për qasje dhe trajtimin e pjesëmarrësve në emisionet informative zgjedhore, debate, intervista, se nëse ka trajtim të barabartë ndaj tyre, se nëse respektohen rregullat për reklamim të paguar politik dhe ndalesën për emetim të reklamave dhe financim të mjeteve buxhetore”, theksoi ajo.

Redaktorë, gazetarë, udhëheqës dhe prezantues, të cilët janë të inkuadruar në program do të monitorohen se nëse përfshihen në aktivitetet parazgjedhore të pjesëmarrësve në fushatë.

Agjencia e ndjek edhe respektimin e rregullave për publikim të rezultateve nga sondazhet.

Sasho Petrushevski nga Sektori për mbrojtje të së drejtave autoriale theksoi se rezultatet nga sondazhet e lidhura me pjesëmarrësit në procesin zgjedhor publikohen më së voni pesë ditë para ditës së caktuar për mbajtje të zgjedhjeve, do të thotë për raundin e parë më 9 tetor, ndërsa për raundin e dytë më 23 tetor.

Rezultatet nga realizimi i sondazhit në ditën e zgjedhjeve nuk guxon të publikohen para orës 19, gjegjësisht para mbylljes së vendvotimeve.

Agjencia do të monitorojë edhe se nëse ndiqet ndalesa nga ligji për shërbime audiovizuale mediale nga neni 48, i cili u dedikohet asaj se nëse emetohet diçka që është në kundërshtim me rregullimin kushtetues dhe se nëse respektohen parimet profesionale nga neni 61.

Për kryetarë të komunave radiodifuzerët kombëtarë dhe rajonalë duhet ta respektojnë parimin e barazisë, që do të thotë të gjithë kandidatëve për kryetarë të komunave t’u jepet përafërsisht kohë e barabartë.

Për servisin publik, siç theksoi Petreska Kamenjarova, Kodi Zgjedhor jep ndarje të katër veprave, tre nga 30 për qind dhe një nga dhjetë për qind.

Servisi publik radiodifuziv 30 për qind duhet t’u kushtojë ngjarjeve ditore nga vendi dhe bota, aktivitetet e rregullta të pushtetit, temat sociale, sektorin civil, 30 për qind është për partitë politike në pushtet, gjegjësisht për koalicionin qeveritar deri në momentin kur është marrë vendimi për shpallje të zgjedhjeve, 30 për qind për opozitën deri në momentin kur është marrë vendimi për shpallje të zgjedhjeve, ndërsa dhjetë për qind për partitë politike, të cilët nuk janë të përfaqësuara Kuvendi, midis të cilëve edhe kandidatët e pavarur.

Petreska Kamenjarova theksoi se Agjencia do t’i ndjekë programet edhe lidhur me atë se nëse ndonjë nga mediat përdorë gjuhë të urrejtjes.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button