fbpx

Evakuim i ishullit Bali në pritje të erupsionit vullkanik

Autoritetet indoneziane kanë kryer evakuim të 96.000 banorëve nga vendbanimet në afërsi të vullkanit Agung në ishullin Bali, ku pritet një erupsion i fuqishëm.

Lëkundjet sizmike rreth vullkanit, sipas ekspertëve, tregojnë se erupsioni mund të ndodh në çdo moment dhe se magma e nxehtë ngjitet përmes vullkanit, transmeton MIA.

“Gjasat që të vihet deri në erupsion janë shumë të larta, por nuk mund të parashikojmë se kur do të ndodh kjo”, deklaroi Sutopa Purva Nugroho, zëdhënës i agjencisë indoneziane për situata krize. Në mënyrë shtesë, kompanitë ajrore janë njoftuar për rrezikun dhe janë bërë plane për riorientim të fluturimeve, të cilat do të mund të përfshihen nga erupsioni.

Vullkani njihet pas serisë së erupsioneve në vitin 1963 dhe 1964, kur 1.700 banorë kanë humbur jetën, ndërsa retë e tymit janë ngritur dhjetëra kilometra në lartësi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close