Sugareski – Orjan: U shqyrtua mundësia për vendosje të linjës ajrore Shkup – Tel-Aviv

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski sot në Shkup me ambasadorin izraelit Daj Orjan ka biseduar për mundësinë për vendosje të linjës së drejtpërdrejtë ajrore Shkup – Tel-Aviv.

Në takim ministri Sugareski e ka informuar ambasadorin për të gjithë procedurat dhe kushtet e nevojshme për vendosje të linjës së këtillë ajrore.

Ministri Sugareski, siç kumtoi Ministria resore, e ka njoftuar ambasadorin e Izraelit dhe me projektet infrastrukturore që realizohen në Maqedoni, si dhe me reformat që do të realizohen në periudhën e ardhshme, ndërsa janë në drejtim të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme në shtet.

Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar që të intensifikohet bashkëpunimi i mëtejshëm dhe të përmirësohen marrëdhëniet ekonomike midis Maqedonisë dhe Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button