Ministri Spasovski u takua me ambasadorin bullgar Petkov

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot u takua me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Ivan Petkov.

Në takim, njoftoi MPB-ja, Spasovski dhe ambasadori Petkov i kanë theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe posaçërisht bashkëpunimin mes policive të dy vendeve.

Ministri Spasovski e falënderoi ambasadorin Petkov për ndihmën nga Republika e Bullgarisë në periudhën kur shteti ynë u ballafaqua me problemin e zjarreve.

Bashkëbiseduesit në takimin e sotëm e kanë theksuar edhe nevojën për bashkëpunim mes shteteve për tejkalimin e kërcënimeve në nivel global, para se gjithash rreth luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, si dhe luftë kundër korrupsionit, trafikimit me njerëz dhe problemin me emigrantët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button