Naumov: Turizmi dega e tretë më e madhe eksportuese

Turizmi është dega e tretë më e madhe eksportuese dhe Maqedonia duhet ta shfrytëzojë këtë trend dhe të gjejë mënyrë për tërheqjen e një numri sa më të madh të turistëve, i porositi sot zëvendësministri i Ekonomisë Kire Naumov punonjësit turistik me rastin e Ditës Botërore të Turizmit.

Duke i ndarë mirënjohjet tradicionale të hotelierëve dhe agjencive turistike më të mira, Naumov theksoi se vitin e kaluar në nivel botëror kufijtë ndërkombëtar kanë kaluar një milirad e 200 milionë udhëtarë, ndërsa pritjet janë se deri në vitin 2030 ky numër do të tejkalojë një miliard e 800 milionë udhëtarë.

“Sfida para nesh është që të gjejmë mënyrë për tërheqjen e një numri sa më të madh të turistëve ta vizitojnë shtetin tonë dhe ta shfrytëzojmë këtë forcë globale në funksion të zhvillimit tonë”, tha Naumov.

Numri i rritur i turistëve dhe bujtjeve në vitin 2017 në krahasim me vitin 2016, sipas Naumovit, japin shpresë se sivjet do të realizohet rrjedhje më e madhe devizore nga turizmi dhe hoteleria.

награди туризам

Drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit Aleksandar Donev konsideron se potencialet e vërteta të cilat i ka Maqedonia si destinacion turistik duhet në mënyrë të qëndrueshme të zhvillohen.

Në shenjë të shënimit të ditës së sotme, Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit organizon qëndrim njëditor në Galiçnik, ku vizitorët në mënyrë autentike do të njihen me bukuritë e kësaj ane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button