Stavridhis: Maqedonia është shteti i ardhshëm që do të hyjë në NATO

Maqedonia është vendi i ardhshëm, që do të hyjë në NATO, deklaroi komandanti i mëparshëm i Aleancës, Xhejms Stavridhis, i cili thotë se ky do të ishte edhe hapi i ardhshëm drejt bashkimit dhe përforcimit të Ballkanit.

“Shpresoj se Greqia do të jetë në gjendje që me Maqedoninë ta zgjidhë kontestin rreth emrit, që do ta hapë që Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s. Konsideroj se Maqedonia do të kyçet drejt Aleancës”, tha Stavridhis për Zërin e Amerikës.

Edhe nënpresidenti amerikan Majk Pens, në emër të presidentit Donald Tramp, paraprakisht këtë muaj në bisedë telefonike me kryeministrin Zoran Zaev, e ka konfirmuar mbështetjen për integrime euroatlantike të Maqedonisë.

“Pens tha se SHBA-ja vazhdon që t’i inkurajojë synimet euroatlantike të Maqedonisë dhe e inkurajoi Zaevin që të vazhdojë me reformat prioritare që do ta përshpejtojnë rrugën e Maqedonisë në këtë drejtim”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button