Fetai dëshiron të bëhet kryetare e shtetit, ndërsa Janeva kryetare komune ose deputete (VIDEO)

“Nëse jam gjallë e shëndosh në moshën 50 vjeçe dua të jem shef normal i një shteti normal”, kështu ka thënë prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Fatime Fetai në emisionin “Trite” të “A1on”  që u realizua për jetën dhe punën e të tre prokuroreve Katica Janevës, Lençe Ristoskës dhe Fatime Fetait, njofton Portalb.mk.

“Më këtë unë e kam arritur karrierën më të lartë të jetës time. Kur të jem 50 vjeçe dua, sepse atëherë do të jem emocionalish e qëndrueshme, të jem dhe do të jem, nëse jam gjallë e shëndosh, shef normal i një shteti normal. Dhe do të kem sukses në të. Të afërmit e mi mendojnë se mundem edhe tani, por që të bëhesh baba i shtetit nuk është e nevojshme vetëm t’i dish ligjet dhe punën. Mendoj se ajo që më mungon të bëhem shef në moshën 40 vjeçe dhe se do t’i plotësoj kushtet që të jem në moshën 50 vjeçare është stabiliteti emocional. Unë jam tip që reagoj ashpër. Dhe kjo nuk është e mjaftueshme për një shef, megjithatë nuk duhet të jem edhe si shefi aktual- të mos e hapësh gojën dhjetë vite”, tha Fetai.

Ndërsa prokurorja speciale, Katica Janeva në intervistë shprehi ambicie politike, por për funksion të ndonjë kryetari të komunës ose funksion të deputetit.

“Së pari e shoh veten si prokurore, do të doja të vazhdoj me profesionin tim. Kam akoma energji për sfida të reja dhe shpresoj se  kam akoma çfarë të tregoj nga kualitetet e mia profesionale. Do të doja të përpiqem në politikë, si kryetare e komunës së Gjevgjelisë ose deputete. Por besoj se deri atëherë disa çështje në partitë politike do të ndryshojnë dhe do të shihet profesionalizmi”, ka thënë Janeva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button