Zaev: Do ta publikoja të gjithë materialin e regjistruar që të dihet e vërteta për mua

“Nëse do ta kisha të gjithë materialin e regjistruar, do ta publikoja që të mësohet e vërteta për mua”, kështu deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, kur doli nga Gjykata pas seancës së sotme për rastin “Ryshfet”, ku është i akuzuar. Ai tha se videoja është e montuar, njofton Portalb.mk.

“Vetëm nëse dëgjohet i gjithë inçizimi, menjëherë do të mësohet se është i montuar dhe është bërë që të duket aq keq. Nëse i gjithë regjistrimi nuk e zgjidh procesin gjyqësor, të paktën do ta zbardhte fytyrën time”, tha Zaev.

Ndryshe, Gjykata sot e njoftoi Zaevin se është refuzuar kërkesa e avokatëve të tij dhe se videoja do të përdoret si dëshmi.

“Ne kërkojmë që të mos përdoren si dëshmi, sepse janë publikuar në mënyrë publike të rrjetin e youtube. Ato janë rrjete të ndjekjeve joligjore dhe besoj se masat e tilla nuk duhet të përdoren në procedurë. Do ta shqyrtojmë vendimin e tillë dhe me avokatët e mi do të vendosim se a do të ankohemi. Këtu jemi në të gjitha seancat dhe deri në fund do të qëndrojmë që ta fitojmë drejtësinë”, tha kryeministri Zaev.

Ndryshe, Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button